Foto ilustruese

Një shofer është arrestuar ditën e sotme, ndërsa një tjetër është nën hetim në Has.

A.A., 49 vjeç, banues në Has është arrestuar në aksin rrugor Krumë-Kukës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l, ka aksidentuar shtetasin M. F. 43 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Has, i cili ndodhet në spitalin rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa D. D., banues në Kukës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Has-Kukës

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, procedohet penalisht një tjetër. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 49 vjeç, banues në Has. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Krumë-Kukës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l, ka aksidentuar shtetasin M. F. 43 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Has, i cili ndodhet në spitalin rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. D., banues në Kukës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje dhe fton qytetarëve e qarkut Kukës, për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë dhe profesional.

Top Channel