Kreshnik Spahiu tha në Open se “Venecia po i hap rrugë blerjes së mandateve pas 25 prillit”.

Ai shtoi se pas 25 prillit prillit, Edi Rama do e ketë shumë të thjeshtë të blejë disa çapaçulë, siç i quajti ai deputetët.

Spahiu ndër të tjera tha se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kontestuarat.

Spahiu: zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të debatueshmet e 20 viteve të fundit, gjasat janë që partitë të mos kapin 50 përqindëshin, mund të ketë balotazh që nuk është parashikuar në ligj.  Partia e parë s’do ketë 50 përqind, plus vështirë se do dilet totalisht nga pandemia, s’do ketë takime masive, pra nuk do votë qytetare që vjen nga një fushatë elektorale.

Top Channel