“S’ke këllqe të merresh me mua, do të them një gjë që se mban dot”/ Gjekmarkaj përplaset me Shabanin

03/12/2020 22:24

Një debat mbi partitë e vogla po dhe të reja të krijuara së fundmi, u kthye në replika ofendimesh mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të nismës Thurja, Endri Shabani në Open.

“Nisma Thurje”, e kryesuar nga Endri Shabani, është një nga partitë e reja që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai së bashku me një grup panelistësh është i ftuar në studion e emisionit “Open”, ku po diskutojnë për raportin paraprak të Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga parlamenti shqiptar.

Në një moment, nëpërmjet Shabanit dhe analistit Agron Gjekmarkaj u nxit një debat. Gjekmarkaj akuzoi se partia e kryesuar nga Shabani “po dërgon ujë tek burimi i kryeministrit Rama”, duke shtuar se ata janë forcë opozitare dhe do të përpiqen të marrin vota brenda opozitës. Ndërkohë Shabani nuk ndau të njëjtin mendim me analistin dhe shtroi pyetjen se “partitë e vogla nuk kanë të drejtë të futen në zgjedhje”?

Agron Gjekmarkaj: Dërgon ujë tek burimi i Edi Ramës.

Endri Shabani: Ma shpjego tani. Nëse hedh akuza sqaroji.

Agron Gjekmarkaj: Kjo e kandidimit të katër qarqe është bërë në mënyrë për të mbledhur vota. Ju nuk e dëmtoni sepse vota keni pak. Janë dy ekstreme, opozita e bashkuar dhe qeveria, kanë dalë disa forca që kanë diskurs opozitar dhe do të merrni vota tek pellgu i opozitës.

Endri Shabani: Unë them që je shërbëtor i atij dhe atij, por nuk e them.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ke këllqe të bësh këtë. Unë nuk merrem me ty, rri se do të them një gjë që se mban dot pastaj.

Top Channel