Rruga Tiranë-Durrës/ Kamioni “ndahet në dysh”, përplaset me bordurën e rrugës (VIDEO)

03/12/2020 10:51

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës, saktësisht në Sukth.

Siç mund ta shihni në video, një kamioni i është shkëputur pjesa e përparme, çka ka sjellë dhe përplasjen e tij me bordurën ndarëse të rrugës.

E gjitha kjo ka shkaktuar një bllokim të qarkullimit dhe rëndim të trafikut për disa minuta.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel