Raporti i Venecias/ Biba në Open: Raporti as virgjëron e as ç’virgjëron koalicionet

03/12/2020 21:50

Raporti i Venecias për ndryshimet Kushtetuese të bëra nga mazhoranca ka shkaktuar debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Denar Biba i ftuar në emision tha se mazhoranca e ndryshoi sistemin sepse ishte një sistem i pandershëm dhe se Venecia nuk thotë gjë për koalicionet.

“Sistemi i mëparshëm nuk ishte i ndershëm. Për parti si e Endrit nuk është sistem i mirë. Për partitë e mëdha ishte shumë i mirë sistemi, por jo për partitë e reja. Duhet theksuar se raporti i Venecias nuk është përfundimtar, pra edhe mund të ndryshojë.

Për sa i përket koalicioneve raporti i Venecias as nuk e virgjëron e as nuk e ç’virgjëron atë çështje. Nuk thotë se duhet të ktheni siç i kishit koalicionet në zgjedhjet e 2025”- tha Biba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA