Procesionarja, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave ka prekur në masë pyjet në zonën turistike të Gjinarit, Elbasan. Ajo është përhapur me shpejtësi dhe siç duket edhe nga pamjet, këtu asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur. 

Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të parikthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë duke shkaktuar tharjen e plotë të saj.  Në këtë zonë nevojitet një ndërhyrje urgjente pasi me këtë ritëm, në Gjinarin turistik shumë shpejt nuk do të kemi më pyje me pisha.

Ndërsa në Mars të vitit 2015 Ministria e Mjedisit nisi punën për luftimin e procesionares në 6400 ha pyje me pisha në vend.  Ky aksion përfshiu edhe zonën e Gjinarit në Elbasan, por siç duket rezultati nuk është ai që pritej.

Top Channel