“Opinioni paraprak i Venecias”/ Biba: Opozita ka abuzuar, e ka cilësuar fitore por nuk është e tillë

03/12/2020 22:46

Në emisionin “Open” po flitet mbi rekomandimin paraprak të Komisionit të Venecias, si edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Denar Biba, ish-anëtarë i KQZ-së, i cili është dhe një nga të ftuarit e panelit të sotëm, bëri një vlerësim të përgjigjes paraprake të Venecias.

Ai tha se në të kaluarën ka qenë zyrtar ndërlidhës midis Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, e nga eksperienca që ka fituar, sipas tij, opozita ka abuzuar me vlerësimin e komisionit. Ai shtoi më tej se opozita po e vlerëson përgjigjen si një fitore, por Biba shtoi se në asnjë moment ajo nuk duhet gjykuar si e tillë.

“Për shkak të preferencave më të hershme. Unë kam qenë zyrtar i ndërlidhës së Gjykatës Kushtetuese me komisionin e Venecias. Di që raportet në versionet e draftit i vijnë palëve për komente. Ky ka qenë rasti që një palë ka abuzuar me vlerësimin e komisionit. Në këtë pikë besoj se opozita është ndier dhe e ka cilësuar si fitore, por nuk ka asnjë lidhje për fitoren”, tha Biba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA