Komisioni i Venecias i ka dërguar palëve në Shqipëri opinionin e tij paraprak lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për çështje që prekin zgjedhjet, por nxit forcat politike shqiptare, – si brenda dhe jashtë parlamentit – që të sigurojnë funksionimin normal demokratik të institucioneve në vend, në interes të popullit shqiptar.
Në opinion theksohet se palët duhet të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me legjislacionin aktual dhe se çdo ndryshim tjetër rekomandohet të bëhet pas votimeve. Nënvizohet në mënyrë të veçantë edhe një herë nevojën për një funksionim sa më të shpejtë të Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt të jetë e mundur.
Për këtë po diskutohet edhe në Open , leximin në disa mënyra të opinionit.
Analisti Andi Bushati u shpreh: Për mua Venecia, ndryshe nga më para këtë herë është më e tërhequr, ndërsa njerëzit e mazhorancës thërrisnin fitore, nuk shkaktoi ndonjë tërmet.
Por po ta lexosh në tërësi opinionin jep përgjigje thelbësore për debatin politik në vend. Na ka dhënë një shpjegim për dilemën që kishim që kush kishte të drejtë në debatin e koalicioneve.
Ndërsa Gjekmarkaj u shpreh: Ata na kanë zbuluar paradigmat e së keqes. I kanë dhënë të drejtë Metës që kur këto ndryshime u shfaqën por në fund na ka thënë vrisni veten se nuk do merremi ne, prandaj përmendin gjykatën kushtetuese në fund.
Ata i kanë diskutuar aty gjithë problemet politike.
Top Channel