Ngritja e Komisionit për UÇK-në, Gjoni: Po i hidhni benzinë zjarrit rus e serb

03/12/2020 12:31
Deputeti Ral Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni ka thënë se mjekët po përdorin mënyra të gabuara mjekimi për pacientët me COVID.

Për sa i përket ngritjes së komisionit për aludimet se në territorin shqiptar UÇK ka kryer krime, ai tha se po i hidhet benzinë zjarrit rus e serb.

“Parlamenti është vatër infektimi, nuk ka ajrosje fare, kurse juve merrni borxh. Do votoja pro nëse do besoja që 1 % e këtyre fondeve të shkonte për qytetarët shqiptarë. Ku do të shkojnë këto para? Pse ne kemi mbërritur këtu që duhet të marrim borxhe të tilla të vogla për këtë pandemi. Pse nuk ka lekë në Shqipëri? Sepse ka një korrupsion galopuan në Shqipëri. Që ka korrupsion në Shqipëri këtë e dinë të gjithë, e thotë çfarëdolloj raporti, kush jua ka fajin tani, Saliu apo Meta? Çdo shqiptar që kalon COVID-in harxhon shifra stratosferike. Unë vetë e kalova COVID-in lehtë fare, por prapë 300 mijë lekë harxhova. Të gjithë nga frika se u është futur terrori përdorin antibiotikë. Jo të gjithë kanë zgjedhur të rrinë dhe të besojnë shëndetin e tyre në dorën e mjekëve shqiptarë. Jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot në Shqipëri kemi mjekë familje që thyejnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë duke dhënë receta të gabuara. Sot japin mjekime si kortizon për një ftohje të lehtë, i cili dobëson imunitetin e trupit kam dëgjuar që ka edhe marrëveshje edhe me kompani farmaceutike Mjekët po japin receta të gabuara për një formë të lehtë COVID.  Ne po ngremë një komision për aludime të krimeve të drejtuesve të UÇK-së në Shqipëri duke i hedhur benzinë zjarrit serb e rus ndërkohë që kemi shumë problematika për shkak të koronavirusit. Kemi një dimër shumë të zi përpara nesh, kjo do të na kushtojë miliarda euro në të ardhmen“, tha Gjoni.

Top Channel