Në radhë për kolaudimin/ “Dhurata” e fundit e koncesionarit problematik

03/12/2020 15:33

Ne shqiptarët duket se preferojmë që gjithçka ta realizojmë në minutën e fundit diçka e tillë ndodh edhe me dokumentet e makinës.

Në fakt vetëm një ditë më parë u morr vendimi që kolaudimi i makinave do të realizohet njëherë në dy vite dhe jo çdo vit siç ka qenë më parë, megjithatë kjo është situata aktuale. Ne ndodhemi në qendrën e kolaudimit në Tiranë ose siç quhet ndryshe Tirana 2  dhe të gjithë qytetarët po qëndrojnë në radhë të ngjeshur në një periudhe të covid 19 duke pritur për të realizuar dokumentet e makinës.

Nuk keni pak merak nga koronavirusi qe rrini kështu ngjitur me njeri tjetrin?

“Na ikën radha, po ndenjëm 1 metër e gjys ne ikën radha. Ku të shkojmë?

Ju ndodh gjithmonë kështu këtu kur vini, ka gjithmonë radhë?

Ka nja një jave, një jave!”, thanë qytetarët.

Punëtorja e kolaudimit:  Janë qytetarët ata që nuk binden për punën e distancës.

Kush janë personat qe po kujdesen për ketë pjesën tani momentalisht këtu?

Momentalisht janë të gjithë  brenda dhe erdhën na njoftuan për pjesën e grumbullimit.

Janë brenda ata që duhet të jenë këtu?

Jo jo absolutisht janë të gjithë aty që po merren me punën e përcaktuar.

Cila është puna? A është që të mbajnë qytetarët në distancë?

Patjetër ketë pjesë po bëjmë gjatë gjithë kohës por janë njerëzit që nuk na binden.

 Tani në ketë moment që ne po flasim bashkë ku është personi që duhet t’i ndajë njerëzit?

E thërras unë personin është këtu, personi është këtu.

Është brenda?

Jo nuk është brenda është …….. në dere.

( Vjen personi përgjegjës kërkon distancën)

A kishin ardhur më herët t’ju kërkonin distancën?

Po ku vijnë ata sa ju panë ju erdhën direkt, sa ju panë juve. Ne thjesht vijmë këtu me pre faturat dhe ikim.

Si tu duk kur erdhe në momentin e parë që e pe plot?

Nuk është puna e merakut puna është që unë dua të mbaroj punë  se më ikën orari kolaudimit atje.

Sa keni qe prisni ne radhë?

Dy ore. Na ikën radha mi motër.

E gjithë kjo rrëmuje shpjegohet zyrtarisht me mospërputhje teknike në sistemin e të dhënave mes shtetit dhe koncesionarit privat i cili mesa duket e ka ketë dhuratë të fundit për të gjithë qytetarët të cilët presin në radhë në të ftohtë për të realizuar dokumentet e makinës. Një torturë e përvitshme për të gjithë ata.

Top Channel