Prej mëngjesit janë të shumtë drejtuesit që kanë kërkuar t’i marrin këto shërbime për të vijuar më tej me kontrollin fizik të automjeteve, por këtu punohet me ritme tepër të ngadalta, çka ka bërë që të jetë e pamundur shmangia e grumbullimit.

Qëndrimi në radhë dhe pa asnjë distancë shton rrezikun e infektimeve, por qytetarët janë detyruar të përballen me këto kushte, pasi rrezikojnë që të gjobiten në rast të tejkalimit të afateve.

Nga ana tjetër, drejtoria ka bërë me dije se ky është vetëm një problem i përkohshëm i sistemit, por do të punohet edhe pas orarit zyrtar për të shmangur gjobat për ata që duhet t’i merrnin shërbimet brenda datës së sotme.

Top Channel