Ndalimi i memeve/ Bushati në Open: Tentativë për mbylljen e fjalës së lirë

03/12/2020 23:28

Lajmi për ndalimin e memeve ka bërë shumë bujë. Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po diskutohet për mbylljen e memeve.

Analisti Andi Bushati e konsideroi këtë një tentativë për mbylljen e fjalës së lirë.

“Kjo është një tentativë që nis që herët. E mbani mend ligjin antishpifje që i doli kundër Komisionin i Venecias, Bashkimi Europian. Në një parlament me një ngjyrë, ku kemi bashkitë me një ngjyrë, kjo është normale. Nuk mund të ketë zë të lirë.

Ne kemi disa personazhe publike që nuk duan as të pickohen pak. Jemi në një rast kur Rama mbylli një televizon, ku na kushtoi 150 milion, 160 milionë euro që pritet t’i marrin tani. Lajmin e publikoi gazeta më serioze në Austri, Der Standard.

Rama në një intervistë në një televizon tjetër ka thënë që nuk është e vërtetë kjo, është kazan. Është e qartë që është një tentativë për mbylljen e fjalës së lirë”- tha Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA