Mjeku Bledi Nini humb betejën me COVID-in, gazetari Dritan Laci: Më ndihmonte me informacionet

03/12/2020 14:53
Mjeku Bledi Nini

Mjeku, Bledi Nini ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare, më 25 nëntor pasi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-in.

Dr. Nini njihet ndryshe edhe si mjeku i gazetarëve për shkak të gatishmërisë që tregonte në çdo moment në komunikimin me ta.

Gazetari, Dritan Laci i ftuar në “Shqipëria Live “ ditën e sotme tregoi se kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të.

“Ai më ndihmonte me lajmet, më thërriste e më thoshte hajde hajde se kam diçka. Për herë të parë që kam komunikuar me të kam qenë në gazetën Korrieri”, tha Laci.

Dr. Bledi ishte vetëm 48 vjeç, pa sëmundje të tjera shoqëruese dhe nuk ia doli duke lënë një boshllëk të madh. I diplomuar në otorinolaringologji pranë universitetit të Tiranës, Bledi Nini ka punuar për 20 vite pranë shërbimit të ORL në QSUT. Prej pak kohësh ishte shkëputur dhe së fundmi shërbente në një klinikë private në Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA