Qeveria do të rihapë sërish garën për ndërtimin e rrugës Milo-Fier, një projekt koncesionar që arrin vlerën e 1.2 miliardë euro.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës ka s’kualifikuar nga gara kompaninë greke “Terna” e vetmja që kishte shfaqur interes për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore.

Sipas Ministrisë, kriteri s’kualifikues ka qenë afati kohor pasi kompania parashikonte ndërtimin e këtij segmenti për 96 muaj, nga 60 muaj që planifikon qeveria për përfundimin e aksit Milot – Fier i cili do të jetë me pagesë.

Paralelisht, ky aks do të ketë edhe rrugë dytësore pa pagesë që do të jenë një alternativë për qytetarët të cilat do të jenë të mirëmbajtura nga i njëjti investitor.

Ndërkohë, pritet që gara të gara pritet të rihapet sërish brenda këtij viti.

Segmenti Milot-Fier është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe pritet që 115 kilometrat e kësaj përshkruhen për 75 minuta.

Top Channel