DIBËR- Koronavirusi vijon të shënojë viktima në vendin tonë. Së fundmi mësohet se për shkak të infektimit me covid, ka ndërruar jetë një tjetër punonjës policie.

Bëhet fjalë për efektivin e Policisë Rrugore, Munir Xhepa. Ai punonte si polic pranë  Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Xhepa prej disa ditësh ndodhej në intubim në Tiranë, por gjendja e tij u rëndua më shumë duke humbur kështu jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA