Grabitet një institucion financiar në Lipjan, policia ndjek autorët dhe arreston njërin prej tyre

03/12/2020 12:44

Në orët e para të mëngjesit ka ndodh një vjedhje/plaçkitje në Lipjan. Është grabitur një institucion financiar ku disa persona të armatosur kanë grabitur arkën e këtij institucioni.

KosovaPress mëson se grabitësit kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarje dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Mirëpo diku në fshatin Çylakë, policia ka arritur që ta arrestoj njëri nga grabitësit. Ndërkohë që të tjerët kanë arritur që të ikin. Megjithëkëtë policia është duke vazhduar hetimet dhe është në ndjekje të tyre.

Policia ende nuk e dinë se çka ka pas në arkën e grabitur.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta