Ecte në mënyrë të çrregullt dhe tentoi të korruptonte policinë, arrestohet shoferi i dehur

03/12/2020 12:09

Tiranë- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për korrupsion ndaj policisë rrugore.

Në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një makine, E. B pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, për korrupsion aktiv. 

Në funksion të kontrolleve policore, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e penalizië për shkeljen e kryer.

Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel