Pamje nga Vlora

Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës është pezulluar ditën e sotme për shkak të kushteve hidrometeorologjike.

Sipas Kapitanerisë se portit kushtet do të jenë të tilla edhe për 24orët e ardhshme .Sipas saj era dhe deti do të jenë në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6 bft brenda gjirit të Vlorës dhe era e deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft jashtë.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 pas orës 18:00.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel