Do t’i kalonin drejt vendeve të BE-së/ Po transportonin 7 emigrantë, ndalohet në Korçë 23-vjeçari i shpallur në kërkim dhe arrestohen 2 të tjerë

03/12/2020 11:15

Është ndaluar një person i shpallur në kërkim si dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm.

Kështu u bë ndalimi i M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë (i shpallur në kërkim), si dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Personat e mësipërm i kapën nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Beragozhd, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Benz” dhe “Ford”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel