Covidi shuan mjekun që kontribuoi gjatë luftës së Kosovës, djali i tij tregon porosinë e fundit

03/12/2020 14:26
Mjeku Shaqir Shehu

 “Shqipëria Live” i është përkushtuar bluzave të bardha që sakrifikuan jetën për të ndihmuar pacientët me covid ditën e sotme.

Shaqir Shehu, mjeku nga Kukësi që ka kontribuar gjatë luftës së Kosovës ndërroi jetë pas luftës me Covid-19. më 20 nëntor.

Djali i tij, Jeton Shehu i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” tha se ai ka kontribuar shumë në Kukës dhe Kosovë. Djali shprehu edhe porosinë e tij para se të vdiste.

“Një njeri aktiv, ishte i gatshëm në çdo orar, i krijonte atë gjendje pacientit që ta shëronte me fjalë, rinte e studionte teknikat e operacionet akoma, skiconte e realizonte operacionet, konributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ka qenë aktiv në spitalin e Kukësit apo gjatë luftës së Kosovës kur ishte në terren. Përpjekjet ishin të shumta e dërguam edhe në Turqi, por sëmundja zgjati shumë rreth një muaj e 20 ditë. Porosia e tij ishte që të qëndronim të bashkuar të gjithë si familje. Edhe mamaja ka qenë e prekur nga covid por fatmirësisht e kaloi”, tha Jetoni.

Top Channel