COVID-i shuan mjekun nga Elbasani, kolegia e tij: Kemi punuar bashkë për 40 vite

03/12/2020 14:16
Mjeku nga Elbasani, Ferdinand Shkrepa

Kjo pjesë e emisionit “Shqipëria Live” i është kushtuar bluzave të bardha që sakrifikuan jetën për të ndihmuar pacientët me covid.

Mjeku nga Elbasani, Ferdinand Shkrepa ndërroi jetë më 28 nëntor në moshën 68-vjeçare pasi luftoi fort por nuk mundi dot që ta fitonte betejën me covidin.

Kolegia e tij Mira Rajani në një lidhje live në “Shqipëria Live” tha se kanë punuar bashkë për 40 vite.

“Situata në të cilën po jetojmë është e pazakontë, si mjekë dhe qytetarë duke qenë në hall të njerëzve, duke u udhëhequr edhe nga thëni e Hipokratit që për mjekun nuk ka të bardhë e të zinj, të pasur e të varfër por punojmë papërtueshmëri, kemi  punuar bashkë për 40 vite”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA