Cakaj, video-telefonatë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës

03/12/2020 10:44

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një video-telefonatë me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Diskutimi pati në fokus procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Ne presim që trupat përkatës të Këshillit të Evropës ta trajtojnë këtë çështje me vëmendjen e duhur, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me video-telefonatën e zhvilluar.

Më tej, kryediplomati Cakaj thekson se kjo bisedë është vetëm pjesë e një aksioni diplomatik më të gjerë, për të ngritur alarmin e madh e rritur ndjeshmërinë ndërkombëtare për fshirjen e adresave e gjendjen e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Top Channel