Sameti nuk është polic. I diplomuar si jurist ai kapërceu provat e deritanishme për ne BKH.

Tashme e pret testi i poligrafit, një aparature e dhuruar nga amerikanet enkas për procesin dhe qe përdoret prej tyre për përzgjedhjen e agjenteve te Fbi.

Pranë një afisheje ku sugjerohet qetësi Sameti pret ta thërrasin. Aparatura po behet gati, për kandidatin e radhës e testuesit e poligrafit po ashtu. Këto fisha  dhe secila prej tyre ka një funksion për te matur presionin e gjakut , frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës ne rast se pretendenti po gënjen.

Top channel filmoi njërën nga këto dhoma ku kandidatet ne prani te te huajve pyeten fillimisht për çështje te lehta e mandej për korrupsionin, krimin, nëse kane apo jo njohje me persona te tille apo nëse kane marre ndonjëherë ryshfet.

Këtu ne zyrat e Ofl po pyeten 39 kandidatët e mbetur ne gare dhe qe ëndërrojnë BKH , te cilëve përmes poligrafit po ju zbulohet te vërtetat dhe gënjeshtrat

Pas këtij momenti ata qe do te  konfirmohen te pastër nga poligrafi i pret prova e fundit qe është kontrolli i pasurive. Nga testi ne test numri prej 650 pretendentesh ra nen 60 aq sa duhet te ketë BKH. Ndaj gara pritet te hapet serish ne fillim te 2021.

Top Channel