Aksidentuan për vdekje pronarin e hotelit në Lezhë, Gjykata lë në burg njërin shofer, për tjetrin jep …

03/12/2020 19:26

Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje biznesmenin 61-vjeçar, Gjon Kola.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 22-vjeçarin me iniciale A.Xh., ndërsa arrest shtëpie për 19 vjeçarin me inicialet N.D.

Viktima i identifikuar si Gjon Kola po ecte në këmbë mbrëmjen e së dielës ndërsa u përplas nga makina. Dy të rinjtë, A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë, rreth orës 17:30 po lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta. Pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA