Aksident në Sukth, krijohen radhë të gjata trafiku
03/12/2020 12:43
DURRËS- Një aksident ka ndodhur në Sukth të Durrësi, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Në këtë aksident nuk raportohet për të plagosur, ndërsa janë krijuar radhë të gjata trafiku për shkak të rrugës së bllokuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel