
Një person i shpallur në kërkim kombëtar është kapur në Tiranë, si dhe janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për 34-vjeçarin N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Po kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.
Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
M. L., 36 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, duke drejtuar mjetin motorin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është vetëdëmtuar, jashtë rrezikut për jetën;
Gj. A., 43 vjeç dhe I. S., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel