“Në një klub hyn Bill Gates dhe të gjithë bëhemi të pasur”, shembulli i Lazimit për ekonominë

02/12/2020 22:53

Miratimi i buxhetit ekonomik në një kohë krize. Kjo është tema që po diskutohet në studion e emisionit “Open”.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, e ilustroi situatën e ekonomike me një shembull, që i ngjason një anekdote. Ai tha se në një klub futet Bill Gates dhe të gjithë janë mesatarisht miliarderë.

Më tej Lazimi shtoi se buxheti është miratuar sikur vendi po përjeton një vit paqësor, ndërsa shtoi se retorika e vazhdueshme e kryeministrit Rama është se gjendemi në një kohë lufte.

“Element i rritjes ekonomike është si kjo që thuhet si anekdotë, në një klub futet Bill Gates dhe të gjithë jemi mesatarisht miliarderë. Në këtë mënyrë nuk është e rëndësishme rritja në vetvete, duhet parë ku shkon kjo rritje. Po të shikojmë si është bërë buxheti i 2021, besoj se është bërë gjatë një viti paqësor, sikur jemi në kohë paqeje. Retorika e kryeministrit është që jemi në kohë lufte”.

Top Channel