Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke filluar nga 1 dhjetori mësimi për klasat nga e gjashta në të 11 do të zhvillohet online dhe në shkollë, ndërsa për klasat nga e para në të pestë dhe klasa e 12 do ta zhvillojnë mësimin në shkollë. Por si po përshtaten fëmijët dhe adoleshentët?
“Online nuk zhvillohet siç duhet mësimi. Ka raste kur nuk kuptohen ato çfarë po shpjegohen, ngec linja, ngarkohet, futen shumë nxënës dhe bëhet shumë lëmsh.
Ne jemi dy ditë në shkollë dhe tre ditë online dhe e kundërta. Na lajmëron zysha çdo të premte. Nuk jemi shumë në ambientet e shkollës, por edhe mësimi kur bëhet online, nuk është se mësohej mirë. Dje që e kishim online, nuk bëmë fare mësim. Thjesht na dha detyra zysha dhe kjo është e keqja e online. Nëse do t’i vije një notë cilësisë së mësimit nga 1 tek 10, cila do të ishte. 7 për mua. Ndërsa unë 7 për online dhe 10 për mësimin në shkollë.
Këtë javë e kemi 2 ditë online dhe 3 ditë në shkollë. Të paktën vijmë në shkollë për të shpjeguar ato që nuk kuptojmë, sigurisht që më ndihmojnë edhe prindërit.
Duket shumë jo praktik. Bëhen shumë lëmsh këto gjërat. Është një proces i çorganizuar.
Unë e bëj mësimin vetëm në shkollë. Është shumë mirë.
Unë jam klasë e nëntë. Na ka kapu pak edhe frika e provimeve të tremujorit, pasi ,do të zhvillohen në shkollë. Në shkollë mësimi është më serioz më I plotë dhe merr më shumë informacion”, thonë nxënësit.
Top Channel