Histori suksesit të bankierit shqiptar që është rritur në shtëpinë e fëmijës

02/12/2020 14:43
Alfred Muharremi

Bankieri Alfred Muharremi është një tjetër histori suksesi në vendin tonë, i cili është rritur në shtëpinë e fëmijës.

Në një lidhje me skype në “Shqipëria Live” ai ka rrëfyer se jeta e tij ka qenë në duart e shumë njerëzve deri në një kohë të caktuar. Ai thekson se të gjithë personat që e kanë rrethuar gjatë këtyre viteve e kanë ndihmuar dhe u është shumë mirënjohës për çdo gjë që kanë bërë.

Muharremi thekson se çdo person mund t;ia dalë në bazë të meritokracisë dhe vlerave që ia ka. Alfred Muharremi, është një ndër 8 finalistët për çmimin ndërkombëtar “Hermann Gmeiner 2020”.

“Jeta  ime ka shkuar në dyer të qendrave sociale dhe nëpër fshatara të fëmijëve, mbështetja, humanizmi i tyre, të cilët nuk kanë asnjë lidhje gjaku me ty kjo ka qenë ajo që më bëri ky që jam sot, është shoqëria,  janë ata individë që kanë bërë për mua. Jeta ime ishte në duart e njerëzve që nuk ishin familjarët e mi, nuk na lidhte asgjë veç se ajo dëshira për tu përkujdesur. Tek një fëmijë nëse arrihet të shikohet më e mira e tij arrihet të bëhet diferenca. Sot e kësaj dite lutem që mos të bëj një gabim që ata t’i zhgënjej. Familja ime nuk është një rreth i ngushtë, por janë të gjithë ata. Për të qenë i suksesshëm është shumë e vështirë, nëse nuk ke vullnet, dëshirë arrihet.  Unë e kam filluar kamerier gjatë kohës së pasdites që kur isha në gjimnaz, pavarësisht historisë së jetës sime ajo që unë përpiqem të përcjell është në bazë të meritokracisë dhe vlerave mund të arrish t’ia dalësh”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA