Debate të shumta në Open në Top Channel u bënë për buxhetin e miratuar dhe vështirësitë ekonomike në një vit kur vendi është goditur nga tërmeti dhe pandemia. E ftuar në emision, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli edhe gjyqin e humbur në Gjykatën e Arbitrazhit ndaj Becchettit.

Denaj tha deri sa të kemi një vendim të formës së prerë nuk do të paguhet asgjë.

Çfarë do të bëhet me gjyqin me Becchetin?- e pyeti Eni Vasili.

‘Vendimi nuk është i formës së prerë. Shqipëria e ka apeluar vendimin dhe tashmë duhet të presim. Procedurat ligjore mbase do i shpjegonte më mirë avokati i Shqipërisë. Të jemi të qartë, nuk paguajmë asgjë deri sa të kemi një vendim të formës së prerë”- tha Denaj.

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?- e pyeti Eni Vasili.

Edhe kjo është një analizë që duhet bërë pasi vendimi të të marrë formën e prerë- tha Denaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta