Vrasja në një atentat mafioz e një 47 vjeçari shqiptar ka shkaktuar panik në një restorant të Jardins, në rajonin qendror të São Paulo në Brazil.

Atentati u krye nga një person në motoçikletë rreth mesditës teksa policia ende nuk ka identifikuar autorin apo motivin e vrasjes.

Viktima raportohej se ishte 47 vjeçari Zelka Ilir, i cili kishte rezervuar në një dhomë në një hotel të shtrenjtë në Jardins, ndersa u sulmua për vdekje teksa qëndronte ulur në Zurich Bar-Restaurant.

Sulmuesi raportohej nga dëshmitarët si i veshur me bluzë të kuqe dhe helmetë ngjyrë rozë.

Ai nuk lëndoi asnjë tjetër përveç viktimës së tij.

Motoçikleta e krimit ishte braktisur në sheshin David Campista disa dhjetra metra larg vendngjarjes. Viktima u dërgua në spitalin Hospital das Clínicas, ku dhe humbi jetën nga plagët.
Autoritetet braziliane kanë hapur një hetim mbi çështjen.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA