Ndonëse u mendua se masat e vendosura për frenimin e pandemisë së koronavirusit do të ashpërsoheshin, Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot (datë: 02.12.2020) se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike në vend.

Për të sqaruar akoma më tepër këto zhvillime, në emisionin “Ftesë në 5” ishte i ftuar mjeku Skënder Brataj. Ai e nisi fjalën e tij me një sensibilizim, duke u kërkuar qytetarëve të mbajnë maskat pasi sipas tij ata janë tepër eficente.

Gjithashtu Brataj theksoi se mbyllja e lokaleve e restoranteve në orët e vona të natës ka prodhuar efikasitet.

Ndërsa i pyetur për një karantinë gjatë fundjavave Brataj nuk e përjashtoi si mundësi, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret në varësi të situatës.

“Sot ishin tre masa nga kufizimi i orarit dhe kontrolli i shkollave, duke parë që me uljen e temperaturave, durimi na është sosur disi më shumë. E kemi marrë si objekt të mbrohemi nga gjoba, jo nga virusi. Maska të mbron, ka treguar më së miri që ka ulur përhapjen e infeksionit. Kufizimi i maskave, duke ditur që lokalet e natës ishin një vatër shumë e madhe e transmetimit të virusit, në këto javë funksionoi. Nuk doli ai numër i madh të infektuarish siç pritej për t’u ashpërsuar më shumë masat. (Brataj i përgjigjet pyetjes për një karantinë gjatë fundjavave). Ne si ekspertë flasim lirshëm. Unë tregova kush janë masat e lehta, të mesme dhe të ashpra. Unë përmenda që një mbyllje disajavore do të mbyllte më shumë, por nuk thashë që do të merret kjo masë.

Top Channel