Transport drurësh të prera në mënyrë të jashtëligjshme, nën hetim 30-vjeçari në Lezhë

01/12/2020 11:24
Furgoni me drurët

Një 30-vjeçar është vënë nën hetim ditën e sotme në Lezhë pasi po transportonte lëndën drusore të prerë në mënyrë të jashtëligjshme.

A.M. po i transportonte me një mjet tip furgon më autostradën Milot-Morinë.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/ Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.  Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Rubik, Mirditë, një mjet furgon që transportonte lëndë drusore.  Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Ndërfanë, Mirditë.  Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Top Channel