Një fëmijë dhe tre njerëz të tjerë janë vrarë ndërsa 15 janë plagosur nga masakra me makinë që la sot një “hendek të gjatë shkatërrimi” në qendrën e qytetit gjerman të Trier.
Dëshmitarët thonë se panë familjarë dhe një karrocë bebeje që “fluturuan në ajër” teksa një makinë tip Range Rover vërshoi në një rrugë këmbësorësh në Trier.
Të tjera viktima u goditën para syve të fëmijëve të tmerruar që kishin dalë për blerjet e Krishtlindjeve me prindërit e tyre.
Katër njerëz duke përfshirë dhe një fëmijë, u vranë, thanë mediat lokale, teksa pamjet nga vendngjarja tregonin njerëz që përpiqeshin të ndihmonin të plagosur të mbetur përtokë nga goditjet.
“Një shofer hyri duke goditur njerëz me makinë në qytet. Fillimisht ishin dy të vdekur por disa nga të plagosurit kanë plagë të rënda,” tha kryebashkiaku Wolfram Leibe Leibe mes lotëve në konferencën e shtypit.
“Unë kalova në qendër të qytetit, ishte e tmerrshme, një vajzë e vogël ishte mes viktimave”.
Leibe tha se ende nuk është i qartë motivi për incidentin.
Uwe Konz, kreu i policisë së Trier tha: “Nuk mund të themi asgjë për kontekstin, nuk e dimë nëse është terror apo diçka tjetër”.
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve janë mbyllur në Gjermani prej pandemisë, por dyqanet e zakonshme janë hapur.
Bëhen katër vjet tashmë që prej sulmit terrorist në një treg Krishtlindjesh në Berlin ku 12 vetë vdiqën dhe 56 u plagosën.
Në masakrën e 2016, Anis Amri kishte vrarë me armë shoferin e kamionit para se ta marrte atë për të goditur viktimat e tij, teksa dilnin për Krishtlindje.
Trier është 120 milje në perëndim të Frankfurt, pranë kufirit me Luxembourg.
Top Channel