Rama poston videon: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët

01/12/2020 07:50
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes dha lajmin se procedura ligjore për naftë pa taksa për fermerët ka nisur.

Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Faceook njofton se: procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë.

Rama gjithashtu u bën thirrje fermerëve që nuk janë pajisur akoma me NIPT të nxitojnë ta marrin.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë

Top Channel