Në radhë për pensionin/ Në Shkodër nuk ka nisur shpërndarja në shtëpi

01/12/2020 12:06

Data shënon 1 Dhjetor dhe dhjetëra pensioniste të Shkodrës janë venë në radhe pranë filialit të Postës në Shkodër per të marre pensionet. Pavarësisht se mbeten shtresa me e rrezikuar nga Koronavirusi, nevoja për të marrë paratë duket se është me imediate per ta.

Në një njoftim të postës se Shkodrës te vendosur pranë sporteleve të saj thuhet se:

Duke filluar nga muaji dhjetor, Posta Shqiptare, filiali i Shkodrës, do të fillojë pagesën e pensioneve në shtëpi. Ju lutemi asnjë nga pensionistet të mos paraqitet pranë zyrave postare për tërheqjen e pensionit.

Por pensionistet shkodranë thonë se askush nga posta nuk i ka kontaktuar dhe asnjë punonjës poste nuk i ka dërguar pensionin në shtëpi.

Top Channel