Një studim i fundit shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë më pak të rrezikuar nga koronavirusi i ri.
Siç raporton Reuters, mes 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekje ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine. Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ.
Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri. Ndërkohë, nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen me një rrezik më të lartë për tu prekur nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin.
Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtroheshin në kujdesin intensiv.
Top Channel