E rëndë në Lushnje/ 53-vjeçari humb kontrollin e makinës për shkak të problemeve shëndetësore dhe vdes në aksident

01/12/2020 11:22
Foto ilustruese

Lushnjë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Lushnje, ku një 53-vjeçar është aksidentuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, ku N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel