Durrës/ Arrestohet i riu që dhunoi babanë e tij! Në prangat edhe dy persona të tjerë, ja për çfarë akuzohen

01/12/2020 09:32
Ilustrim

Durrës – Tre persona janë arrestuar në qarkun e Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, është arrestuar K. L., 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

D. M., 21 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi dhe është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel