Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weekend janë mes artistëve më të dëgjuar të 2020 sipas shifrave nga Spitify.
Drake ishte artisti më popullor në britaninë e madhe, duke ia rrëmbyer pozicionin më të lartë ed Sheeran.
Blinding Lights e The Weeknd’s ishte kënga më e transmetuar në britaninë e madhe ndërsa albumi “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, i Leëis Capaldit, ishte albumi më i vlerësuar.
Bad Bunny ishte artisti më i suksesshëm në shkallë globale me 8.3 miliardë shikime. Albumi i dytë i yllit puerto rica-n ka shënuar 3.3 miliardë transmetime pasuar nga “After Hours i The Weeknd’s dhe Hollywood’s Bleeding i Post Malone. Ndërsa Fine Line i Harry Styles dhe Future Nostalgia i Dua Lipës zunë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë.
Spitify tha se zhanri më popullor i 2020 ishte muzika pop, duke reflektuar një rritje për muzikën e gëzuar dhe ritmike gjatë pandemisë.
Top Channel