Një 42-vjeçar mbeti i plagosur sot në Lezhë si pasojë e një atentati.

I plagosuri është shtetasi Aleksandër Deda i cili mori plagë arme.

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plumb në kraharor dhe po merr mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë pak pas ngjarjes një automjet i djegur është gjetur në afërsi të fshatit Pllane të Lezhës që dyshohet të jetë i personave që kanë qëlluar ndaj A.D.

Në automjet që ishte pa targa dhe rezultoi edhe i vjedhur, është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë përdorur për plagosjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA