Vendosja e shtatores së Skënderbeut në Prizren, Isufi: E deformuar, si porosi varrezash

30/11/2020 13:16
Shtatorja e Skënderbeut në Prizren

Vendosja e shtatores së Heroit Kombëtar shqiptar Skënderbeu në Prizren me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka ngjallur shumë reagime për shkak të pamjes së tij.

Sipas ekspertëve, shumë prej shtatoreve të ditëve të sotme si ajo e Skënderbeut apo Adem Jasharit qëu vendosën para dy ditësh janë të deformuara. “A po na i shëmtojnë heronjtë këta skulptorë?”, kjo është tema që po trajtohet sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Artisti Ardian Isufi, i ftuar në emision theksoi se realizimi i një skulpture publike kërkon shumë kohë dhe artisti që niset ta punojë duhet të dijë të gjitha gravurat apo dëshmitë e pamjes së tij.

 “Një artist që niset ta realizojë duhet të ketë parasysh të gjitha gravurat,  incizimet nëpër muze edhe kudo. Flitet për Belinin që i është marrë një skicë e Skënderbeut. Mendohet se i është bërë një kopje nga një monedhë, duhet të qëndrojnë sa më besnik identitetit të tij. Vepra e artit në publik ka disa parametra, por janë degraduar se porositën skulptura në dy ose tre muaj. Ai në sheshin ‘Skënderbej’ ka dashur mbi 10 vite nga skulptorët më të mirë, kanë qenë komisione të organizuara nga arkitektë. Të realizohet në shesh në atë mënyrë aq të mirë dhe të jetë kështu në 2020-ën? Nuk kemi pasur pas ‘90-ës që të përfshijë të gjitha anët, këto janë si porosi varrezash dhe sistemi nuk duhet që ”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA