Shtatorja e Skënderbeut në Prizren/ Flet krijuesi i saj: Jam i kënaqur me punën që kam bërë

30/11/2020 21:33

Shtatoret e dy heronjve kombëtar, Adem Jasharit dhe Skënderbeut, e vendosura në Prizren të Kosovës, kanë shkaktuar shumë reagime në rrejte sociale. Sipas kritikëve të artit, shtatoret janë jo në standardet e duhura artistike.

Por i këtij mendimi nuk është autori i shtatores së Skënderbeut, Sinan Alija, i cili i ftuar në emisionin “Open”, tha se ka bërë një punë të mirë. Ai tha se është bazuar në të dhëna nga Perandoria Osmane dhe sipas tij ka paraqitur një Skënderbe në moshë më të re, e jo në moshë më të thyer siç jemi mësuar të shohim gjithmonë.

 

“Unë për vete jam i kënaqur për atë që kam bërë. Jam i kënaqur për atë që kam realizuar, ky është përfundimi im. Që në moshën rionre jam goditur, nuk e kam problem. Dëgjo heronjtë nuk vijnë nga qielli, i krijon populli. Secili popull ka heronjtë e vet. Këto jua them me sinqeritetin më të madh që nuk jam frymëzuar nga Noli, nga Kadareja. Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të perandorisë otomane. Folklorizmi, unë vetë jam luftëtar për të krijuar këtë vend. Unë e di si duket luftëtari, strategët, kështu duhet me pas parasysh”, tha Alija.

Top Channel