Shtatorja e Skënderbeut/ Historiani i njohur e thotë në “Open”: Ngjason si tempullar, nuk duhet…

30/11/2020 22:10

Historiani Mareglen Kasmi, foli në emisionin “Open”, në lidhje me shtatoren e Skënderbeut, e vendosur ditët e fundit në Prizren të Kosovës.

Kasmi e shpjegoi shtatoren në aspektet historike, duke thënë se nga kjo pikëpamje atij i përngjason Skënderbeu me një tempullar. Historiani theksoi se Skënderbeu është një figurë unifikuese, si personi që mbajti qëndresë për 25 vite ndaj turqve. Ndërsa sipas tij shtatorja e bërë do i nevojitej më së shumti Vatikanit, pasi sipas historianit përcjell mesazhin e krishterimit.

“Skënderbeu ishte një nga komandantët më të aftë osman, kjo nuk ka asnjë diskutim. Unë aty nuk shikoj imazh osman, edhe në pikëpamje mesjetare, unë aty gjej elementë perëndimore. Do të thoja që më tepër e shosh si një tempullar, nuk shikoj elementë luftarakë pavarësisht se është veshur i tillë. Por shikoj periudhën e kryqëzatave. Shpatën në dorë, forma e shpatës. Shikoj elementë të kësaj natyre, edhe si mbrojtës i krishterimit në histori Skënderbeu ka meritën e tij. Por nuk është kjo që duhet përcillet sot tek shqiptarët. Skënderbeu është një figurë unifikuese, një figurë që pas 25 vitesh qëndrese ndaj turqve, por mund të ishte më e vlefshme për Vatikanin. Për shqiptarët ka një diversitet më të gjerë, për themelimin e shtetit. Unë mendoj sepse nuk është fjala që këtu të ecim sipas modelit të Skënderbeut nga Paskali. Nga e dini ju që është versioni origjinal. Shtatorja duhet të përcjellë mesazhe”, tha Kasmi.

Top Channel