Rama në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, komenton uljen në një tryezë të Trump, Putin dhe Xi
Gjatë një vizite në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për të parë nga afër përfundimin e shtëpive individuale për disa familje, kryeministri Edi Rama ka hasur edhe në një fakt, që deri atëherë nuk i kishte ndodhur.
Teksa i dorëzonte çelësin e shtëpisë një prej banorëve, që e quajnë Osman, Rama është detyruar të heqë atletet, teksa kërkoi më parë që të mos e bënte një gjë të tillë.
Në Shijak këtë të hënë, Rama ishte në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi, Doda që ashtu si edhe 58 familje të kësaj njësie, e plot 400 gjithsej në bashkinë e Shijakut do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e rindërtuar dhe sipas kryeministrit, kjo gjë erdhi pas një mundimi e durimi të madh, por që shumë njerëz tashmë do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë.
Top Channel