FMN: Rreziqet për ekonominë janë shtuar, kujdes me financat publike dhe fondet për tërmetin

30/11/2020 21:14

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga pandemia me rritje të numrit të të infektuarve ka rritur ndjeshëm presionin e rreziqet për ekonominë e vendit.

Në raportin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbajtur të pandryshuar vlerësim për rënie ekonomike këtë vit në -7.5%., por shton se situata mund të përkeqësohet më ten diçka qe do ta vinte ekonominë në vështirësi të mëdha si pasojë e goditjes së turizmit dhe uljes së dërgesave nga emigrantët.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, borxhi publik evidentohet një nga rreziqet kryesore të ekonomisë së goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia Covid-19.

Ekspertët e FMN apelojnë qeverinë për masa në menaxhimin financave publike, kontroll të shtuar dhe transparencë për fondet e rindërtimit si dhe në mbledhjen e të ardhurave tatimore.

Teksa është ndalur të huaja prej 190.5 milionë dollarë e marrë për përballimin e pasojave të koronavirusit që qeveria duhet t’i shlyejë FMN, kjo e fundit ka deklaruar se vendi ka kapacitet për të paguar borxhin, por vështirësitë janë të mëdha në kushtet kur ekonomia është në presionin e pandemisë.

Top Channel