Debati për shtatoren e Skënderbeut/ Neritan Ceka: Duhet përshëndetur nisma, por…

30/11/2020 22:42

Ka shkaktuar shumë debat dy shtatoret e e heronjve kombëtar, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, të vendosura në qytetin e Prizrenit.

Kritikët e artit, i kanë vlerësuar ata si jashtë standardeve artistike dhe kanë shkuar deri aty sa kanë akuzuar se është bërë një tjetërsim i imazhit dhe mesazhit që ata duhet të përcjellin.

Historiani i njohur Neritan Ceka, tha se duhet përshëndetur ngritja e monumenteve sepse në Shqipëri e Kosovë sipas tij ka pak monumente.

Ai theksoi se aktualisht ish-luftëtarët e UÇK-së po përballen me drejtësinë në Gjykatën e Hagës dhe ndërtimi i shtatoreve, përpos cilësisë së tyre artistike, shërben për të mbajtur gjallë emocionin dhe ndjenjën e patriotizmit në mesin e qytetarëve.

“Duhet të kishte një parathënie që ngritja e monumenteve duhet përshëndetur, kemi pak monumente. Kosova në këtë periudhë që ka pasur përballje të historisë së UÇK-së, të një koncept tjetër të luftës së UÇK-së në sytë e Evropës, është një kundërpërgjigje statuja e Adem Jasharit. Nuk është hera e parë që i shoh në hapjen e debatit. Nuk kam pasur ndonjë emocion, artistikisht nuk janë të arritura, nuk të prekin, emocionojnë. I shikoj si një përpjekje për të afirmuar një art të ri. Ka një ndikim të gjerë që nuk lidhet thjesht me formën. Pavarësisht se në monumentin e Skënderbeut ka një përpjekje që të mos e paraqitur si një komandant ushtarak. Me një dorë mban shpatën, por në të tjetrën ka një letër, që do të thotë ka qenë edhe politikan politikan”, tha Ceka.

 

Top Channel