Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik
Ndonëse shtatorja e Skënderbeut e vendosur në qendër të qytetit të Prizrenit ka shkaktuar shumë debate në mesin e qytetarëve të thjeshtë e kritikëve të artit, për avokatin Spartak Ngjela, ajo është një art i admirueshëm.
Avokati tha në emisionin “Open” se adhuron shtatoren e bërë dhe sipas tij mbart vlera të shumta artistike.
“Nuk jam dakord nuk i pranoj ato që thuhet në studio. Pikëpamja ime është më pëlqen apo jo një vepër arti. Ajo nuk është një vepër historike por arti. Gjëja që pyetet për një kritik arti është a ka vlerë artistike apo jo? Të tjerat vihet emri, por a ka vlerë artistike, për mendimin tim ka dhe më pëlqen shumë. Vlerat artistike duhet të transmetojë, dashuri apo frikë. Unë e adhuroj, më pëlqen. Ku ka më mendime i ngjan apo nuk i ngjan”, tha avokati.
Top Channel