“Bravo i qoftë skulptorit”/ Polemikat për shtatoren e Skënderbeut në Prizren, Ngjela: Të jep përshtypjen e një kalorësi modern

30/11/2020 22:26

“Bravo i qoftë skulptorit. Të jep përshtypjen e një kalorësi modern” kështu është shprehur në emisionin Open në Top Channel, avokat Spartak Ngjela lidhur me skulpturën e Skënderbeut në Prizren, për të cilën janë ngritur shumë polemika.

Ai ndryshe nga të ftuarit në panel, është shprehur se e vlerëson shumë këtë skulpturë dhe se ka vlera artistike të jashtëzakonshme.

Ngjela: Një vepër arti arsyetohet nëse ka vlerë artistike apo jo. Nuk dëgjova ka vlerë artistike apo jo. Pëlqyeshmëria. Fakti që ka kaq shumë diskutime ka vlerë artistike. Shprehja e ndjenjave në një skulpture vjen nga linja. Nivelin artistik duhet ta shikosh nëse tentojnë drejt shenjtorit. Bravo i qoftë. A duhet gjithmonë të jetë në një betejë lufte? Të jep përshtypjen e një kalorësi modern. Jo siç e kemi parë. Asnjëri nuk thotë se çfarë përfaqëson. Ju thoni ngjan apo nuk ngjan. Askush nuk ka shprehur se çfarë paraqet portreti. Nuk do realizëm socialist. Do funksion artistik jo i ngjan nuk i ngjan. Ka konceptet e një shenjtori. E kemi shenjtëruar ne. Nuk e kemi si hoxhë. Ajo vepër do ketë shumë vlerë në të ardhmen. Nuk do e bëjmë njeriun sic është. Je në skulpturë moderne. Edhe qyteti aktualisht ku e kanë vendosur ka vlera artistike prandaj e luftojnë kundërshtarët. Ka vlerë artistike. Po e hoqën nga sheshi i rritet vlera 10 apo 15 herë. “

“Autori e ka frymëzim. Mirë që e ka parë kështu. Autori ka frymëzim. S’ka fare Turqi atje se është uniformë e kalorësit perëndimor. Gjithmonë kemi pasur orientalin. Bravo i qoftë skulptorit. Merrni ekspertët dhe shikoni pyesni për uniformën. “

“Ky ishte Skënderbeu në paqe. Ajo si portret ka një vlerë artistike të jashtëzakonshme. Mua me bën përshtypje aftësia që ka pasur autori për balancimin mes trupit dhe fytyrës. I gjithë trupi është si fytyra. Mua më ka pëlqyer. Po nuk të pëlqeu një grua nuk i bën dot poezi. Mua më pëlqen ky. “

Top Channel