Emigrantët e “Gjadrit”, Meloni takim me ministrat: Kasacioni na dha neve të drejtë!
23/12 14:22
Vendasit në fshatin Fucking u zhgënjyen me vjedhjen e tabelave të qytetit nga turistët dhe njerëzit që fotografuan shenjën.
Ky komunitet i vogël me rreth 100 persona ka vite që avokon për ndryshimin e emrit, por pa rezultat.
Emri i qytetit, i vendosur në veri të Salzburgut afër kufirit gjerman, nuk ka asnjë kuptim në gjermanisht.
Këshilli lokal ka njoftuar se fshati në provincën e Austrisë së Epërme do të quhet Fugging nga 1 Janari.
Ende nuk është njoftuar nëse fshatrave fqinjë të “Oberfucking” dhe “Unterfucking” do t’u jepen emra të rinj.
Fshati austriak është quajtur Fucking për më shumë se një mijë vjet, por publiku filloi t’i vërejë ato vetëm me ardhjen e internetit.
Top Channel